Një person ka marr lëndime trupore pasi një autobus dhe një multikultivator janë aksidentuar sot rreth orës 12:15 në fshatin Cërrce të komunës së Istogut.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, vozitësi i multikultivatorit është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 12:15, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Cërrcë, komuna e Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një multikultivatori. Lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi për Telegrafin. /Telegrafi/