Telegrafi

Aksidentohet një autobus në rrugën Gjilan-Ferizaj, tre të lënduar

Një autobus është aksidentuar mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën Gjilan-Ferizaj, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se autobusi i kishte këputur telat e rrymës.

“Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 në rrugën e Ferizajt, ka ndodhur një aksident ku i përfshirë është një autobus i cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona”, ka thënë Hashani.

Me rastin janë duke u marrë njësitet e trafikut rajonal. /Telegrafi/