Këngëtari Redon Makashi është përfshirë në një aksident. Makina e tij është përplasur pasditen e sotme në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë, gjatë kohës që këngëtari ishte nisur për në Pogradec.
Mësohet se Makashi ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut, ndërsa mjeti i tij ka pësuar dëmtime të shumta.
Makina e këngëtarit u përplas me një trajler me targa turke, gjatë një parakalimi.
Të dhënat lidhur me këtë ngjarje janë ende të pakta, ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj. /Telegrafi/Noa.al/