Telegrafi

Aksidentohet Jolie, shpëton pa lëndime

Angelina Jolie është aksidentuar ditën e djeshme (e premte) me veturë në Los AngelEs. Fatmirësisht ajo ka shpëtuar pa u lënduar nga ky aksident.

39-vjeçarja raportohet të ketë qenë duke u kthyer nga sheshi i xhirimit të filmit “Pretty Bad” për në shtëpinë e saj kur është përfshirë në aksident.

Dëshmitarët që panë aksidentin thanë se makina pothuajse u rrotullua, transmeton koha.net.

“Automjeti u përplas për trotuari në një shpejtësi goxha të madhe. Angelina mund të ketë menduar se ka goditur ndonjë makinë tjetër. Ishte keq – goma i shpërtheu dhe është mrekulluar që asgjë tjetër nuk i ndodhi makinës”, ka thënë një dëshmitar okular.

Vet aktorja ende nuk e ka konfirmuar rastin.