Telegrafi

Aksidentohet fëmija dy vjeçar nga një veturë në Pejë

Foto: Ilustrim

Një fëmijë dy vjeçar ka pësuar lëndime trupore pasi gjersa ishte duke e kaluar rrugën është goditur nga një veturë në lëvizje.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30 në rrugën “Remzi Hasani”, në Pejë.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima  kosovare ( fëmijë 2 vjeç) pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull  kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK”, thuhet në raport. /Telegrafi/