Telegrafi

Aksidentohen tre persona në Suharekë, bien poshtë urës me veturën që po drejtohej nga i mituri

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Vraniq të Suharekës.

Policia njofton se një i mitur derisa ishte duke drejtuar veturën, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një gur në skaj të rrugës e më pas me mbrojtësen e urës dhe ka rënë poshtë saj.

“Fsh.Vraniq, Suharekë, 09.09.2022-18:50.  Një mashkull kosovar i mitur, duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin  duke u përplasur me një gurë skaj rrugës, e më pas  me mbrojtësen e urës bie poshtë urës”, thuhet në raportin policor.

Vozitësi dhe tre pasagjerët e mitur kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Emergjencën e Suharekës.

Vozitësi për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Telegrafi/