Site icon Telegrafi

Aksidentohen pesë vetura në Gjakovë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Qerim në Gjakovë.

Në aksident janë përfshirë tri vetura në lëvizje dhe dy të parkuara.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Qerim-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë pesë automjete (tri në lëvizje, ndërsa dy të parkuara). Për pasojë, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Elezaj.

Ai tutje ka bërë të ditur se njëri prej të lënduarve vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të tjerët janë liruar. /Telegrafi/

Foto: TV SYRI VISION
Exit mobile version