Telegrafi

Aksidenti që kushtoi 550 mijë euro: Momenti kur shoferi “fshin përpara” një McLaren, Porsche dhe një Bentley

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një vozitës pothuajse “fshiu nga faqja e dheut” vetura në vlerë prej rreth 500 mijë funtesh (rreth 550 mijë euro), duke përfshirë një McLaren, Porsche dhe një Bentley, në një përplasje në krahasim me një skenë nga një film ‘Fast and the Furious’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për shoferin e një Audi Q7 4×4 humbi kontrollin e automjetit të tij dhe përfshiu disa vetura rrugën Moore, Chelsea, menjëherë pas mesnatës – por ende nuk është arrestuar sepse është në spital.

Pamjet mahnitëse të marra nga MailOnline tregojnë dy makina që shpejtojnë përgjatë një rruge pranë Sheshit Sloane, vetëm disa momente para përplasjes.

Audi Q7 ndjek pas një Porsche, por humbet kontrollin dhe përplaset në një rresht të veturave të parkuara, duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe duke tërhequr makina poshtë rrugës.

Fqinjët e kanë përshkruar zhurmën e aksidentit aq të madhe sa që thanë se menduan se bëhej fjalë për një helikopter. /Telegrafi/