Site icon Telegrafi

Aksidenti me fatalitet në rrugën Zhur-Prizren, njëri nga të lënduarit në gjendje kritike

Foto: Ilustrim

Njëri nga të lënduarit në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur-Prizren, është në gjendje kritike për jetën.

I njëjti është duke u trajtuar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe ka politraumë të rëndë.

Në këtë aksident një person ka humbur jetën, ndërsa i lënduar ka mbetur edhe një tjetër, i cili po ashtu është dërguar në QKUK, por pritet të lirohet sot pasi ka lëndime më të lehta.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa.

Lexo po ashtu Arrestohet shoferi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Zhur-Prizren

“Dy pacientë të lënduar në aksidentin në rrugën Zhur-Prizren janë duke i trajtuar në klinikën tonë. Njëri nga ta ka lëndime më të lehta ndaj pritet të lirohet sot, ndërsa i lënduari tjetër është në gjendje kritike në reaminacion dhe ka politraumë të rëndë”, deklaroi Mustafa.

Në këtë aksident janë përfshinë një veturë dhe një kamion. I dyshuar për këtë rast është vozitësi i kamionit, i cili është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm.

Shoferi me inicialet B.K., dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version