Telegrafi

Aksidenti në Gjilan: Edhe një i lënduar rëndë dërgohet në QKUK

Shtohet në tre numri i të lënduarve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga aksidenti që ka ndodhur sot në Gjilan.

Ndryshe, një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar kur një kamioni i kanë dështuar frenat sot pasdite në Gjilan, me ç’rast janë shkaktuare dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Lexo po ashtu Drejtori i Spitalit në Gjilan, tregon për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i rëndë

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajazit, ka thënë se pas ngjarës tragjike në Gjilan, Qeveria t’i dalë në ndihmë kësaj komune.

“Nuk e di nëse komuna e Gjilanit ka kapacitete me menaxhu këtë emergjencë tash për tash. E ftoj kryeministrin me dikasterin e shëndetësisë të punëve të brendshme që t’i dal në ndihmë sa më shpejt komunës së Gjilanit, në mënyrë që të tejkalohet ky rast, kjo emergjencë dhe po ashtu i kërkojmë që të jemi pranë familjarëve dhe të gjithë atyre që kanë humbur në këtë tragjedi dhe do t’i dalim në mbështetje me sa mundësi që kemi“, ka thënë ai./Telegrafi/