Site icon Telegrafi

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Një person ka humbur jetën dhe tre tjerë kanë mbetur të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, konfirmoi për Telegrafin, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20.

“Sot rreth orës 13:20, Policia ka pranuar informatën lidhur me një aksident të rëndë të shkaktuar në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku dyshohet se ishin të përfshira dy automjete. Policia ka arrit në vendin e aksidentit, në afërsi të Suharekës, kilometri i 24 drejtimi për Prishtinë. Sipas informatave fillestare ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një personi, përderisa tre persona tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, pohoi ai.

Hoxha tha se ekipet relevante janë në vendin e ngjarjes, përderisa njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version