Site icon Telegrafi

Aksidenti me fatalitet në Vitomiricë të Pejës, Policia jep detaje

Policia e Kosovës, ka bërë të ditura detajet nga aksidenti në fshatin Vitomiricë.

Përmes një komunikatë për media, PK tregon se nga aksidenti ku janë të përfshira dy vetura, ka mbetur i vdekur një 63 vjeçar me inicialet N.R, ndërsa dy gra të tjera janë lënduar, njëra prej të cilave me lëndime të rënda trupore.

“Ju informojmë se sot me datën 16.03.2019. rreth orës 12:15 ne rrugën Pejë-Istog, në dalje të fshatit Vitomiricë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VW’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R. m/k/sh rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduara, njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo po ashtu Aksidenti në Vitomiricë të Pejës, një i vdekur, dy të lënduar (Foto)

“Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit. Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, përcjell Telegrafi.

Exit mobile version