Site icon Telegrafi

Aksidenti me fatalitet në Podujevë, ngritët aktakuzë ndaj një shoferi

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave ka ngritur aktakuzë ndaj M.A, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Sipas aktakuzës, më 19 dhjetor 2023, rreth orës 20:00, në rrugën “Qëndresa” në Podujevë, i pandehuri i lartcekur shkakton aksident trafiku me pasojë vdekjeje për tani të ndjerin A.K., si dhe lëndime të rënda trupore të dëmtuarit N.K., në atë mënyrë që derisa i pandehuri ishte duke drejtuar automjetin e tipit “Daimler Cryesles E220” me targa vendore, në rrugën e lartcekur në drejtim të fshatit Llapashticë e Poshtme, në Podujevë dhe nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes.

Në komunikatë thuhet se “i pandehuri duke qenë i vetëdijshëm se me drejtim të kundërligjshëm të mjetit të tij mund të sjellë në rrezik jetën, integritetin trupor të ndokujt ose pasurinë, në vëllim të madh dhe me vetëdije e ka lejuar ardhjen e pasojës, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe shpejtësinë e lejuar, ashtu që humbë kontrollin dhe kalon në shiritin që shërben për lëvizje në krahun e kundërt dhe me pjesën e parë ballore të anës së majtë të automjetit të tij e goditë automjetin e tipit ‘VW Golf 1HXO’ me targa vendore, të cilin e drejtonte i ndjeri dhe tani i dëmtuari, derisa nga forca e madhe e goditjes automjeti i të ndjerit kthehet mbrapa në drejtim të kundërt dhe përfundon jashtë rruge, me ç ‘rast lëndime vdekjeprurëse pëson tani më i ndjeri, i cili ndërron jetë në vendin e ngjarjes ndërsa lëndime të rënda trupore pëson i dëmtuari dhe një pasagjer në veturë me të pandehurin”.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Podujevë – një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë, si dhe t’i shqiptohet dënimi plotësues i ndalimit të drejtimit të automjetit./Telegrafi/

Exit mobile version