( E plotësuar) Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Sllatinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira 6 vetura.
“Rreth orës 9:30, ne rr. Pejë- Prishtinë afër urës se Hencit, është shkaktuar një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 6 automjete.Përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit 3 persona raportohet të kenë marr lëndime trupore. Njësitet për menaxhim dhe kontroll në autostrade janë marr me rastin”, deklaroi ai.
– – – – –
Një aksident zinxhiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Komoran-Prishtinë, më saktësisht në Sllatinë.
Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura, përveç dëmeve materiale ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.
Lajmi në plotësim… /Telegrafi/