( E plotësuar) Një aksident zinxhiror, ku janë përfshirë gjashtë vetura, ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi konfirmoi për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira gjashtë vetura.
“Në ora 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në dalje të FushëKosovës. Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet policore të trafikut janë marrë me aksidentin”, deklaroi ai.
– – – – –
Një aksident trafiku zinxhiror ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Telegrafi mëson se në aksident janë lënduar disa persona.
Lidhur me aksidentin, Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do të ju mbajë të informuar për rastin.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 80 aksidente trafiku, ku 22 prej tyre ishin me persona të lënduar. /Telegrafi/