Site icon Telegrafi

Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas për vdekje 2-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e  sotme në Kamëz, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.

Familjarët e kanë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht 2-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi:

Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

Exit mobile version