Një aksident i rëndë me një të vdekur dhe 5 të plagosur ka ndodhur në Lecco të Italisë . Ky aksident ka ardhur si pasojë e shembjes së mbikalimit në autostradën 36.
Mediat italiane shkruajnë se mes të plagosurve të cilët janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Leccos janë edhe 3 fëmijë. Mes të plagosurve është edhe shoferi 50-vjeçar i kamionit që u bë shkak i shembjes së kësaj ure.
Në këtë aksident u përfshinë 4 makina, mes të cilave edhe një Audi që rezulton e shtypur plotësisht.
Viktima, Claudio Bertini dyshohet se ndodhej pikërisht në këtë makinë.
Prokurorët e Lecco-s kanë hapur një hetim të gjerë lidhur me ngjarjen e rëndë./tvklan.al/