Telegrafi

Aksident trafiku tek liqeni i Badovcit (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht tek liqeni i Badovcit.

Në disa fotografi që ka siguruar Telegrafi nga lexuesit, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Dëshmitarët e rastit nuk raportojnë për persona të lënduar.

Ndërkaq, Telegrafi ka provuar  të marr informacion  nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur./Telegrafi/