Site icon Telegrafi

Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, lëndohen tre persona

Foto: Ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30 është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës. Deri më tani  bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, deklaroi tutje Borovci. /Telegrafi/

Exit mobile version