Telegrafi

Aksident trafiku në rrugën regjionale Prishtinë -Pejë, lëndohen dy persona

Foto ilustruese

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën regjionale Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:15.

“Në ora 18:15 policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën regjionale Prishtinë-Pejë (në fshatin Komoran). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha ai.

Krasniqi bëri të ditur se njësia e trafikut është marrë me aksidentin./Telegrafi/