Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Bardhosh), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona”, deklaroi ajo.
Ahmeti bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin. /Telegrafi/