Në një aksident komunikacioni në afërsi të Lipjanit ka mbetur i vdekur një preson dhe janë lënduar dy të tjerë.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Aksidenti ka ndodhur në ora 11:50, në rrugën Lipjan-Shtime, ju janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe një tjetër ka ndërruar jetë”, tha Krasniqi.
Në disa fotografi dhe një video të dërguara nga një lexues i Telegrafit shihen pamjet e aksidentit të ndodhur.
Edhe në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident me fatalitet që kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë lënduar tre.
Po ashtu, katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Istog. /Telegrafi/