Telegrafi

Aksident trafiku në Prizren – lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prizren – Zhur.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, dy persona kanë mbetur të lënduar. Me rastin është marrë njësiti i trafikut”, tha ai.

Ndryshe, RTV Besa ka publikuar pamjet e aksidentit të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/