Tre zyrtarë policorë janë lënduar mbrëmë në një aksident trafiku.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush”, në Prishtinë rreth orës 23:10, transmeton Telegrafi.
“Raportohet se i dyshuari mashkull k-Shqiptar i cili ka qenë duke drejtuar veturën me targa lokale duke mos iu përshtatur distancës ka goditur nga mbrapa një veturë tjetër me targa lokale ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj K-Shqiptarë, zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor./Telegrafi/