Telegrafi

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 20:00 ka ndodhë një aksident trafiku në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Më poshtë fotografitë nga vendi i ngjarjes, të siguruara nga Telegrafi: