Telegrafi

Aksident trafiku në Prekaz, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Si pasojë e një aksidenti në Prekaz të Skenderajt, dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 17:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në  fshatin  Prekaz të  Skenderajt. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale  lëndime kanë pësuar dy  persona”, deklaroi Zahiti.