Si pasojë e një aksidenti në Prekaz të Skenderajt, dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 17:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në fshatin Prekaz të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, deklaroi Zahiti.