Telegrafi

Aksident trafiku në Podujevë, humb jetën një femër

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë të shtunës në Podujevë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas njoftimit nga policia, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/