Një aksident trafiku ka ndodhur në Pejë mbrëmjen e së martës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
“Sot rreth orës 17:30, Policia është i formuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë”, ka njoftuar Rugova./Telegrafi/