Dy persona kanë marrë lëndime të lehta fizike si pasojë e një aksidenti të trafikut ndërmjet një autobusi dhe një veture në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht në Drenoc të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë Fadil Gashi, sipas të cilit aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 20:30.
“Personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar më pas për në shtëpi”, ka thënë ai.