Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30, në rrugën e “Adriatikut” në Mitrovicë, si pasojë e të cilit katër persona janë lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se katër të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Në aksident ishin te përfshira dy vetura civile, ku si pasoje e lëndimeve të pësuara katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/