Site icon Telegrafi

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, lëndohen dy persona

Një veturë është aksidentuar sot në magjistralen Prishtinë – Gjilan, më saktësisht në fshatin Parallovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Rreth orës 08:16, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjilan, më saktësisht në  fshatin Parallovë.  Ka qenë vetaksident, ku ngasësi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës”, tha ai.

Osmani ka shtuar se si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar lehtë, ku edhe po trajtohen në Spitalin e Gjilanit./Telegrafi/

 

Exit mobile version