Telegrafi

Aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, tre të lënduar

Një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes ku janë përplasur një kamionë dhe një veturë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar për Telegrafin se si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime që nuk janë serioze.

“Rreth orës 19:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, fshatin Gllaviqicë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lëndimet nuk janë serioze”, ka thënë Gashi./Telegrafi/