Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:50 në fshatin Bujan, Lipjan.
Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes të një veturë udhëtarësh dhe një kamioni.
“ Ka ndodhë një aksident trafiku të involvuara një veturë udhëtarësh dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është duke marr tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/