Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gllarevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi konfirmoi për Telegrafin se në aksident është lënduar një person.
“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informacione për një aksident trafiku në Gllarevë të Klinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe bëhet fjalë për një vet-aksident, një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, tha ai.
Gashi tha se Policia është duke kryer hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.
Ndryshe, ditëve të fundit në vendin tonë është rritur numri i aksidenteve, ku brenda 24 orëve kanë ndodhur 96 aksidente trafiku. /Telegrafi/