Telegrafi

Aksident trafiku në Fushë-Kosovë, vetura godet shtyllën e ndriçimit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në Fushë-Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se një veturë ka goditur një shtyllë ndriçimi.

“Policia rreth orës 16:oo është lajmëruar për një aksident trafiku në Fushë-Kosovë. E përfshirë është një veturë e cila ka goditur një shtyllë ndriçimi, nuk ka persona të lënduar”, tha ai.

Krasniqi shtoi më tej se me rastin është duke u marrë policia./Telegrafi/