Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin “Pomozotin” të komunës së Fushë Kosovës.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në mes të dy veturave dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Policia e trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha Borovci./Telegrafi.