Telegrafi

Aksident trafiku në Shajkoc të Podujevës, lëndohen dy persona

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Podujevë-Batllavë, në fshatin Shajkoc është aksidentuar një veturë, ku për pasojë një person është lënduar.

Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për Telegrafin se të shtunën në fshatin Shajkoc ka ndodhur një aksident trafiku.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 12:40.

“Aty ka qenë përfshirë vetëm një veturë, janë lënduar dy persona”, ka thënë Krasniqi, pa dhënë detaje për shkaktarin e aksidentit. /Telegrafi/