Telegrafi

Aksident trafiku në Ferizaj, lëndohen shtatë persona

Foto: Ilustrim

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në Ferizaj.

Aksidenti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 07:53.

“ I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima femër kosovare. Si pasojë, lëndime kanë pësuar drejtuesit dhe pesë pasagjerë meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport të Policisë. /Telegrafi/