( E plotësuar) Disa persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.
“Rreth orës 19:10, në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor. Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, deklaroi ai.
Borovci shtoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /Telegrafi/
– – – –
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë.
Në fotografitë që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shihet se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar nga ky aksident. Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 85 aksidente trafiku, 22 prej tyre me persona të lënduar kurse 63 tjerë vetëm me dëme materiale. /Telegrafi/