Telegrafi

Aksident trafiku mes tri veturave në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Duhël të Suharekës.

Sipas disa fotografive që janë shpërndarë në rrjete sociale, në aksident shihen se janë përfshirë tri vetura.

Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar nga ky aksident, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, 14 prej tyre ishin me persona të lënduar.

Detaje tjera rreth aksidentit do të publikohen më vonë./Telegrafi/