Site icon Telegrafi

Aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se në aksident ka qenë e përfshirë një automjet dhe motoçikletë.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Bulevardi i Dëshmorëve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka shtuar tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/

Exit mobile version