Telegrafi

Aksident trafiku mes dy veturave në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar, transmeton Telegrafi.

Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, ku 17 prej tyre ishin me persona të lënduar./Telegrafi/