Një femër e cila ka qenë e shtrirë në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:40 në fshatin Vitomiricë, të Pejës.
“Është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë e shtrirë në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/