Telegrafi

Aksident me të lënduar në rrugën Suharekë – Prizren

Një aksident komunikacioni ka ndodhur të shtunën në rrugën Suharekë-Prizren.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Në një video e disa fotografi dërguar Telegrafit, shihen veturat e dëmtuara, po ashtu një person të shtrirë në skaj të rrugës.

Deri me tani nuk dihet për gjendjen e të aksidentuarve.

Telegrafi ka provuar të flas me policinë lidhur me rastin, momentalisht nuk ka mundur të marrë përgjigje.