Telegrafi

Aksident i rëndë trafiku në Malishevë – dy persona të vdekur

E plotësuar: Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Drenoc – Malishevë, ndërsa si pasojë ngasësit e dy veturave kanë ndërruar jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 11:00 një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Drenoc – Malishevë, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura”, tha ai.

Gjurkaj tha se në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe emergjenca. /Telegrafi/