Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte para disa minutash në Komoran.
Sipas pamjeve që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet nëse në aksident ka viktima ose të lënduar.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri tani nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/