Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Prejlep të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për Telegrafin se në aksident janë lënduar dy persona.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku kanë qenë të përfshira dy vetura. Të dy vozitësit janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, tha ai.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 24 aksident trafiku, tetë prej tyre ishin me persona të lënduar. /Telegrafi/