Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Doberdolan të Suharekës.
Policia njofton se në aksident një person ka ndërruar jetë dhe pesë tjerë kanë mbetur të lënduar.
“Vozitësja femër kosovare, me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident trafiku. Si pasojë, vozitësja dhe pesë pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjeret është dërguar në QKUK ku më pas ka vdekur, ndërsa të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/