Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e diel në Podujevë.
Policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje mbi rastin.
“Podujevë 21.07.2024, 16:18. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke ngarë veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia e godet biçikletën me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/